LIGA E KOMBEVE/ Spanja luan sonte në Serbi, pritet ndeshje e “ndezur”
Spanja, kampione e Evropës dhe fituese e Ligës së Kombeve në edicionin e fundit, debuton sonte në turne kundër Serbisë. Një kombëtare që zhgënjeu në Europianin e fundit (2 pikë në 3 ndeshje dhe vetëm një gol i shënuar), por që do të përpiqet të lërë përshtypje në Ligën A të Ligës së Kombeve.
Humbja e fundit për Spanjën datën në mars të vitit 2023, 0-2 kundër Skocisë. Iberikët shihen si favorit absolut pasi kompanitë e basteve i kanë vendosur vetëm kuotën 1.52, ndërkohë që një triumf i Serbisë kuotohet 6.50.
Ndeshja do të luhet në Serbi ndaj dhe atmosfera do të jetë shumë e ndezur, pasi tifozët vendas janë shumë problematik.