FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Spanja merr tronditje, talenti 23-vjeçar Lopez nuk do të grumbullohet për Kupën e Botës

Fermín López pritet të mungojë në Botëror pas dëmtimit të pësuar në këmbë, raportojnë mediat spanjolle. Sipas gazetës “Sport”, mesfushori i Barcelonës do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në ditët në vijim, ndërsa periudha e rikuperimit mund të zgjasë nga 4 deri në 8 javë.

Ky zhvillim konsiderohet një goditje e madhe për kombëtaren spanjolle, pasi Fermín shihej si një nga alternativat më të rëndësishme në repartin ofensiv për turneun botëror. Forma e tij me Barcelonën dhe energjia që sillte në mesfushë e kishin bërë një nga emrat më të përfolur për listën finale të Luis de la Fuente.

Edhe te Barcelona lajmi ka shkaktuar shqetësim, pasi klubi humbet një lojtar kyç në një moment të rëndësishëm të sezonit. Tashmë të gjithë sytë janë te rikuperimi i talentit spanjoll dhe koha që do t’i duhet për t’u rikthyer në fushë. Tifozët blaugrana dhe ata të Spanjës shpresojnë që Fermín të rikthehet sa më shpejt dhe më i fortë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?