Spanjë-Rusi shkon në shtesë, nuk mjaftojnë 90 minutat për të nxjerrë një fitues (VIDEO)

Spanja dhe Rusia nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në kohën e rregullt. Sfida nisi mjaft mirë për ibrikët që kaluan në avantazh që në minutën e 12-të ndaj Rusisë, pas një goditje dënimi, teksa Ignashevich ka dërguar topin në rrjetën e portës së tij pas një dyluftimi me Sergio Ramos. Vendasit nuk arritën që të reagonin në minutat në vijim, pasi iberikët dominojnë mbajtjen e topit. Rasti më i rrezikshëm për Rusinë vjen në minutën e 36-të, teksa Golovin provoi me një goditje të bukur në hyrje të zonës, por goditja e tij përfundoi jashtë kuadratit.

Në minutën e 39-të, Rusia fitoi një 11-metërsh, pas një prekje të topit me dorë nga Pique, pas një goditje me kokë të Dzyba. Nga pika e bardhë shkoi vetë sulmuesi rus, duke mposhtur portierin De Gea. Fraksioni i dytë ndërkohë është shumë i mërzitshëm me Spanjën që ka gjatë gjithë kohës kontrollin e lojës, ndërkohë që Rusia nuk provon që të bëjë më asnjë aksion sulmues.

6 minuta nga fundi i kohës së rregullt Iniesta ishte shumë pranë golit pas një goditje me të djathtën në hyrje të zonës, por portieri Akinfev, e ndali me një pritje shumë të bukur. Koha e rregullt u mbyll me rezultatin 1-1, teksa tashmë do të luhen 30 minutat e shtesës, dhe më pas ekzekutohen penalltitë për të përcaktuar skuadrën e tret çerekfinaliste. /Koha Jonë/

SHKARKO APP