SPECIALE/ Marash Kumbulla, një nga 10 yjet më të shtrenjtë që do mungojë në Europian

Në Europianin e verës së ardhshme për fatin tonë të keq, nuk do të mund të shijojmë magjitë e shumë futbollistëve që vlejnë shumë në merkaton e transferimeve. “The Sun” së fundmi ka harruar një listë me 10 futbollistë, ku mes tyre padyshim përbën lajm prania e Marash Kumbullës. Më poshtë ju sjellim përshkrimin e bërë na sajti i njohur italian për secilin prej lojtarëve, dhe të shkodranit, i cili vlerësohet me 22 milionë paund nga “Transfermakt”.

1- Jan Oblak – Sllovenia (80 milionë paund)

Një nga portierët më të mirë në vitet e fundit në La Liga, padyshim që do të jetë një humbje e madhe. Sllovenia nuk mundi që të siguronte një vend për në fazën finale, teksa për fatin e keq për shumë vite Oblak ishte portieri i dytë pas Handanovic.

Sllovenia e Jan Oblak u rrëzua nga kualifikimi i Euro 2020 nga Polonia dhe Austria

2- Erling Haaland – Norvegjia (71.5 milionë paund)

Një nga sulmuesit më të spikatur në Europë nuk do të ketë shansin për të lënë gjurmë. Norvegjia humbi pas kohësh shtesë kundër Serbisë në fazën “Play-Off”.

3- Sergej Milinkovic-Savic – Serbi (58 milionë paund)

Mesfushori i Lazios prej kohësh përflitet nga klubet e mëdha pas paraqitjeve shumë të mira me bardhekaltrit. Gjithsesi Serbia e tij nuk ka mundur të kalojë nga ruleta e penalltive Skocinë, duke humbur mundësinë për të luajtur në Europian.

Sergej Milinkovic-Savic nuk mund ta kalonte skuadrën e tij para Skocisë

4 – Miralem Pjanic – Bosnja (45 milionë paund)

Pjanic ka luajtur për Luksemburgun në ekipet e moshave, por më pas vendosi të jepte kontributin e tij te Bosnja. Kombëtarja ballkanase nuk do të marrë pjesë në fazën finale, pasi u mund në “Play Off” nga Irlanda e Veriut.

5 – Martin Odegaard – Norvegji (40 milionë paund)

Ashtu si Haaland, talenti duhet të presë edhe 4 vite të tjera për të luajtur në një Europian. Mesa duket për mesfushorin e Realit është shumë shpejt për ta parë në një kompeticion të tillë me Norvegjinë.

Martin Odegaard (djathtas) është një nga lojtarët e rinj të Norvegjisë që nuk mund të kualifikohej

6 – Filip Kostic – Serbi (28 milionë paund)

Serbia ishte padyshim një zhgënjim duke parë përbarjen e lojtarëve. Kostic që aktivizohet te Frankfurti do ta shohë Europianin nga televizori.

7 – Kostas Manolas – Greqi (28 milionë paund)

Greqia është shumë larg nga shkëlqimi i vitit 2004 kur e fitoi turneun. Mbrojtësi i Napolit s’do të ketë mundësinë për të treguar vlerat e tij në një eveniment të tillë.

8 – Nikola Milenkovic – Serbi (25 milionë paund)

Mbrojtësi i Fiorentinës ka bërë paraqitje të mira në Seria A, duke përfunduar në orbitën e disa ekipeve të mëdha, por s’mundi të shmangte eliminimin me penallti nga Skocia.

Fituesit e Euro 2004 Greqia nuk ka arritur një turne të madh që nga viti 2014

9 – Marash Kumbulla – Shqipëri (22 milionë paund)

Shqipëria mori pjesë për herë të parë në fazën finale të një turneu të madh në Francë, duke marrë edhe një fitore kundër Rumanisë në fund. Mbrojtësi 20-vjeçar është një talent për t’u parë, por kombëtarja e tij nuk mundi që të eliminohej, shkruan “The Sun”.

10 – Luka Jovic – Serbi (22 milionë paund)

Skocia befasoi Serbinë e Luka Jovic. Sulmuesi i Realit s’do të ketë mundësinë për të dhënë kontributin e tij. /Rozalb Lika-Koha Jone/

Roma nënshkroi Marash Kumbulla për 11 milion £ nga Hellas Verona në verë

SHKARKO APP