Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

SPECIALE/ Nga Egbo te Muçi, si Tirana e surprizave arriti te titulli i 25-të kampion

Aktualitet E hënë, 20 Korrik 2020 18:12
SPECIALE/ Nga Egbo te Muçi, si Tirana e surprizave arriti te titulli i 25-të kampion
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Tirana u shpall të dielën në mbrëmje kampion e Shqipërisë pas 11 vitesh. Në vitin e 100-vjetorit të klubit erdhi edhe titulli i 25-të kampion në histori. Një trofe i veçantë, i cili mund të pësohet edhe me fitoren e Kupës, nëse në finale do të fitojnë duelin ndaj Teutës. Gjithsesi sezoni nuk është se ka qenë “fushë me lule” për bardheblutë, që e kanë parë veten disa herë në vështirësi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ardian Mema, “arkitekti” që nuk mori frytet e punës së tij

Mund t'ju interesojë

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Para 8 orësh
Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 9 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 9 orësh

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Skuadra bardheblu do ta niste sezonin nën drejtimin e trajnerit Ardian Mema, i cili vendosi edhe për afrimet e këtij sezoni. Në fakt përzgjedhjet e tij do të rezultonin shumë efikase, por këtë gjë do të flasim më poshtë. Strategu i njohur do të rezistonte deri më 25 tetor në krye të bardhebluve, teksa vendimtare  ishte humbja 3-1 në Ballsh, edhe pse pakënaqësitë e klubit ishin bërë publike prej fillimit të muajit tetor, kur barazuan në fushën e Flamurtarit. Ai qëndroi në krye të skuadrës vetëm në 9 javët e para, teksa Tirana kishte grumbulluar vetëm 14 pikë, vetëm 3 më pak se Partizani që kryesonte kampionatin.

Ahmataj dhe ndërhyrjet e drejtuesve në punë e tij

Julian Ahmataj nuk mundi të kishte shumë sukses në krye të bardhebluve për shkak se sipas tij kishte ndërhyrje nga drejtues të ndryshëm për formacionin e skuadrës. Një gjë e tillë nuk i ka pëlqyer aspak strategut, të ri, i cili vendosi që të jepte dorëheqjen pas humbjes 2-1 ndaj Skënderbeut, por që në fakt do të kthehej sërish në pankinë pas një bisede që pati me presidentin Halili. Ahmataj vendosi që ta drejtonte ekipin për sfidën e radhës ndaj Kukësit, por që humbja 3-1 do të sillte edhe vendimin për largimin e tij përfundimtar. Në 4 ndeshje në krye të 24 herë kampionëve të vendit mori vetëm një fitore. Ahmataj mori drejtimin e Tiranës më 25 tetor, ku zëvendësoi të shkarkuarin, Ardian Memën dhe u largua vetëm një muaj më pas.

Si filloi “epoka Egbo” te skuadra e Tiranës?

Më 13 dhjetor Tirana kishte ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, derbin e famshëm kundër Partizanit. Atmosfera në klubi kryeqytetas ishte si mos më keq, teksa ekipi kishte mbetur pa trajner. Presidenti Halili vendosi që t’ia besonte përkohësisht këtë përgjegjësi të madhe strategut të portierëve Emanuel Egbo, i cili e njihte mjaft mirë ekipin, për të cilin punonte prej vitesh. Në fakt ai kishte shumë fat, pasi bardheblutë fituan 2-1, teksa nigerian pas asaj ndeshje u shpreh: “Nuk kam bërë asgjë, por çunat kanë qenë të bashkuar nga minuta e parë, deri te minuta e fundit. Unë u kam thënë para ndeshjes, që duhet të fitojmë, pasi kemi shumë vite që nuk ia dalim, por duhet të kemi durim dhe të presim kohën e duhur për të shënuar. Unë them që sot luajtëm në shtëpinë tonë dhe na ndihmoi edhe zoti për të marrë fitoren”.

Në këtë mënyrë nisi në epokë e artë, teksa Tirana do të vijonte me suksese radhazi, duke marrë konfirmimin e Halilit për të marrë rolin e trajnerit të parë, dhe jo tashmë të një zëvendësuesi. Edhe pse nigeriani e mori me shumë “frikë” këtë post, pasi nuk ndihej ende gati, fusha e lojës ishte në favorin e tij. 7 fitore radhazi në kampionat ishin dëshmia më e qartë se nën drejtimin e tij, futbollistët kishin gjetur qetësinë e nevojshme. Koha foli e gjitha në favorin e Egbos dhe të Tiranës, të cilët u ndihmuan edhe nga gabimet e Kukësit, apo sezoni shumë i dobët i ekipit të Partizanit.

Merkato, një faktor që ndihmoi bardheblutë

Puna shumë e mirë e bërë në verën e vitit të kaluar në merkato u shpërblye edhe në fushën e lojës.  Cale, Torassa, Idriz Batha dhe Vangjeli patën një rol shumë të rëndësishëm në arritjen e titullit kampion, ndërkohë që asnjë prej largimeve që erdhi nuk është se la ndonjë rol të pazëvendësueshëm. Në këtë aspekt duhet njohur edhe merita trajnerit Mema, i cili së bashku me stafin drejtues vendosën për emrat e duhur, për të formuar një grup me futbollist me eksperiencë, por edhe të rinj të talentuar.

Ernest Muçi, zbulimi i sezonit në Superiore

19-vjeçari ishte surpriza më e madhe e këtij sezoni në elitën e futbollit shqiptar. Në 19 ndeshje aktivizim në total. Muçi arriti që të realizonte plotë 8 gola. Me një mesatare goli prej 100 minutash, talenti i bardhebluve ka zgjidhur disa ndeshje shumë të rëndësishme. Për të mos t’u harruar dy golat në dy derbit e fundit ndaj Partizanit. Më 28 shkurt, do të realizonte dopietë, ndërkohë që më 6 korrik do t’i dhuronte ekipit barazimin 1 pikë në derbin e fundit. Në fundin e këtij sezoni ofertat do të jenë të shumta për të, teksa nuk përjashtohet mundësia që të nisë edhe një aventurë jashtë Shqipërisë. /Rozalb Lika-Koha Jone/

Etiketat e lidhura

kampionespeciale. surprizatirana
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 7 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 8 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 9 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 9 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 9 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 12 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 10 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 13 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.