SPECIALE/ Nga Mbappe te Ronaldo, 10 blerjet më të shtrenjta të dy viteve të fundit

Në dy sezonet e fundit, katër futbollistë u kanë kushtuar klubeve të tyre më shumë se 100 milionë euro. Blerja e Cristiano Ronaldos apo Kylian Mbappe duket se ja vlejtur për vlerën që u është dashur të investojnë, por në listën e 10 transferimeve më të shtrenjta, ka edhe nga ata që kanë dështuar.

  1. Frenkie de Jong 70 milionë euro (Barcelona)

Ishte një nga futbollistët më të spikatur te Ajaxi në Champions League gjatë sezonit 2018-19. Futbollisti holandez ashtu si De Ligt dhe Ziyech, ishin protagonistë në ringritjen e klubit në arenën ndërkombëtare. Aventura e tij në “Camp Nou” nuk ka shkuar ashtu siç pritej, pasi në 26 ndeshje në La Liga ka shënuar dy gola dhe ka dhënë dy asistë. Në Champions League nuk ka dhënë asnjë asist. Konkluzioni: Blerje e gabuar!

  1. Lucas Hernandez 75 milionë euro (Bayerni)

Francezi e nisi mjaft mirë aventurën me kampionët e Bundesligës, por më pas pësoi një dëmtim të rëndë në gju që e mbajti jashtë fushave për tri muaj. Gjithsesi ai ja doli të rikthehej si protagonistë duke luajtur herë në krahun e majtë dhe herë në qendër të mbrojtjes për të ndihmuar ekipin. Konkluzioni: Blerje e zgjuar!

  1. Nicolas Pepe 80 milionë euro (Arsenal)

 Nicolas Pepe has struggled to live up to his £72m price tag

Arsenali mendoi se bleu Messin e ardhshëm pasi pagoi 80 milionë euro te Lille për Pepe, por deri më tani sulmuesi që luan më shumë si anësor nuk ka arritur që të bindë shumë. Lojtari nga Bregu i Fildishtë ka arritur të shënojë vetëm dy gola me goditje standarde. Konkluzioni: Blerje e gabuar!

  1. Romelu Lukaku 80 milionë euro (Inter)

Pas një sezoni katastrofik me Solskjaer, Conte e kërkon me ngulm tek Interi. Sulmuesi belg ishte i bindur se do të jepte më të mirën tek zikaltrit dhe në fakt i ka bindur të gjithë deri më tani. Më 17 gola në 25 ndeshje në kampionat dhe 5 në Champions, sulmuesi belg ka justifikuar plotësisht investimin e bërë për të. Konkluzioni: Blerje e zgjuar!

  1. Harry Maguire 90 milionë euro (United)

Manchester United kishte nevojë për një mbrojtës me eksperiencë gjatë këtij sezoni, teksa përzgjodhën Maguire si blerjen e duhur. Investimi ishte i madh rreth 90 milionë euro, por deri më tani me eksperiencën e tij ai ka arritur që të ruajë disi sigurinë në prapavijë, duke mos u ndihmuar shumë nga gafat e De Gea-s. Konkluzioni: Blerje e duhur!

  1. Eden Hazard 100 milionë euro (Real Madrid)

Pas disa sezoneve mjaft të mira në Premier League me fanellën e Chelsea-t, fantazisti belg zgjodhi të transferohej te Real Madrid për shifrën e 100 milionë eurove. Mbipesha në fillimin e sezonit duket se ndikoi negativisht, teksa Hazard nuk arriti të tregonte asnjëherë vlerat e tij duke pësuar dëmtime të njëpasnjëshme. Konkluzioni: Blerje e dështuar!

  1. Cristiano Ronaldo 105 milionë euro (Juventusi)

Real Madrid nuk është më e njëjta skuadër që në kohën që është larguar ai. Ky fakt do të mjaftonte për të evidentuar vlerat e tij. Gjithsesi edhe te Juventus. Ylli portugez ka arritur që të tregojë vlerat e tij, duke shënuar gola të rëndësishëm. 53 gola në 75 ndeshje në total dhe 42 në 53 ndeshje në Seria A janë një shifër fantastike. Konkluzioni: Blerje e zgjuar!

  1. Antonie Griezmann 120 milionë euro (Barcelona)

Francezi la Atletico Madridi pas disa vitesh spekulime për një transferim të mundshëm te Barcelona. Mikpritja nuk ishte më e mira e mundshme nga Messi për të, por edhe francezi nuk është se ishte vendimtar në momentet kur mungonin shokët e ekipit. Vetëm 8 gola në 26 ndeshje ka regjistruar Griezmann. Konkluzioni: Blerje e dështuar!

  1. Joao Felix 126 milionë euro (Atletico Madrid)

Shkoi si një nga talentet më premtues në botë për të zëvendësuar Griezmann, por deri më tani, ka treguar shumë pak. Ai ka gjetur vetëm 4 herë rrugën e rrjetës në La Liga. Konkluzioni: Blerje e dështuar!

  1. Kylian Mbappe 180 milionë euro (PSG)

Super talenti u mor fillimisht në formë huazimi, me të drejtën e blerjes pas një viti nga Monaco. Ai ka treguar se është një nga më të mirët në botë. Me 90 gola në 120 ndeshje, dhe vetëm 21 vjeç pak gjëra mund të shtosh për të. Konkluzioni: Blerje e zgjuar! /Rozalb Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP