SPECIALE/ Numrat e frikshëm të Interit të Contes dhe objektivat e mëdha në merkato
Ndodh në futboll që sezonet të maten edhe nga numrat që prodhojnë në fundin e saj. Në këtë rast Interi i Antonio Contes, ka shifrat që mund ta bëjnë edhe më perfekt të premten, nëse do të arrijë që të ngrejë trofeun e Europa League.
Shifrat – Këtë sezon skuadra zikaltër ka arritur që të shënojë 111 gola në të gjitha kompeticionet, duke kaluar edhe golat e shënuar në sezonet 2006/07 dhe 1950/51, duke vendosur një rekord në këtë aspekt. Inter ndërkohë u bë skuadra e parë në historinë e Europa League/ Kupa Uefa, që arrin që të fitojë në gjysmëfinale me 5 gola. Në Itali Milani i Sacchit në sezonin 1988/89, arriti një fitore historike ndaj Real Madridit për të ngritur trofeun e Kupës së Kampionëve. Në horizonte edhe Antonio Conte është në një prespektivë të ngjashme, për t’u bërë trajneri i tretë në historinë e Interit, që arrin të fitojë që në sezonin e parë një trofe si Europa League pas Giamperio Marin në sezonin 1993/94 dhe Luigi Simoni në sezonin 1997/98, ky i fundit fitoi edhe Kupën e Italisë.
Merkato – Interi nuk po bën mirë vetëm në fushë, pasi edhe jashtë saj Marotta po punon jo pak për t’i dhuruar Contes skuadrën që dëshiron dhe për ta bërë edhe më të fortë. Achraf Hakimi nuk do të jetë goditja e vetme e madhe gjatë kësaj vere. Pas tij erdhi edhe transferimi i Alexis Sanchez nga United, ndërkohë që tashmë mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e Lautaro Martinez, një dëshirë e madhe e Barcelonës.
Nëse do të largohet, atëherë me shumë mundësi do të zikaltërit do të rikthehen sërish në sulm për Edin Dzekon, të cilin nuk arritën ta merrnin gjatë verës së kaluar. Ndryshime do të ketë edhe në mesfushë, ku objektivi primar mbetet Tonali, teksa janë në avantazh ndaj Juventusit në lidhje me negociatat që kanë me klubin e Brescias. N’golo Kante dhe Emerson Palmeri janë dy emrat e rinj që janë shtuar në ditët e fundit, por marrja e tyre nga Blutë e Londrës nuk do të jetë një mision i thjeshtë. /R.Lika-Koha Jone/