SPECIALE/ Rivalët e mundshëm të Shqipërisë nëse do të kalojmë “Grupin e Ferrit”, 3 skenarët
Shqipëria mësoi dje rivalët për në Europianin që do të luhet në Gjermani. Goglat në fakt ishin me fat për ne, pasi na vendosën përballë tre Kombëtareve të mëdha si Italia, Spanja dhe Kroacia sepse do të kemi rastin të shkruajmë historinë.
Po cilët janë rivalët e mundshëm për më tej nëse do të bëjmë mrekullinë si Kombëtare?
- Shqipëria fiton grupin (gjë që nuk ndodh!)
Në këtë rast kuqezinjtë tanë do të përballeshin me vendin e tretë nga një prej grupeve A, D, E ose F. Më pas për në çerekfinale me shumë gjasa ekziston shansi për përballje me Gjermaninë.
- Shqipëria e mbyll e dyta në grup (që mund të ndodh!)
Në këtë rast Shqipëria do të përballej me të dytin e Grupit të Gjermanisë, në këtë rast mund të jenë Skocia, Hungaria ose Zvicra.
- Shqipëria e mbyll në një nga vendet e treta më të mira (janë të gjitha shanset)
Në këtë rast do të ishin dy skenare. Mund të përfundonim përballë Portugalisë që ka gjasa ta mbyllë e para Grupin F, ose kundër fituesit të grupit E, që me shumë gjasë do të jetë Belgjika.
/Rozalb Lika-Koha Jonë/