Specialist i goditjeve me kosto zero, Marotta bën gati planin për Vlahovic
Juventus ndodhet në qendër të një intrige të ndërlikuar merkatoje që ka në fokus Dusan Vlahovic. Nëse presioni i Milanit për sulmuesin serb është tashmë i njohur, ajo që po shqetëson realisht bardhezinjtë është edhe prania gjithnjë e më konkrete e Interit në prapaskenë.
Zikaltrit po e monitorojnë nga afër situatën e Vlahovic, i cili ka kontratë me Juven deri më 30 qershor. Hipoteza e një lëvizjeje sensacionale po merr formë falë Giuseppe Marottës, i njohur si mjeshtër i goditjeve me kosto zero, i cili mund të tentojë një tjetër manovër të bujshme: ta marrë sulmuesin serb pa shpenzuar asnjë euro, pikërisht nga rivalët e përjetshëm.
Një skenar i tillë do të përbënte një goditje të rëndë për Juventusin, jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe simbolik, duke parë rivalitetin historik mes dy klubeve. Për momentin bëhet fjalë për një pistë që po studiohet, por në Milano situata po ndiqet me vëmendje të madhe, gati për t’u shndërruar në një rast të artë merkatoje.
Lajmi raportohet nga La Stampa, ndërsa e ardhmja e Vlahovic pritet të jetë një nga temat më të nxehta të muajve të ardhshëm.
KOHA JONË SONDAZH

