Spektakël me 7 gola në Como-Inter, zikaltrit gjithnjë e më pranë titullit

Në një nga ndeshjet më emocionuese të javës së 32-të në Serie A, Inter arriti një fitore spektakolre 4-3 përballë Como, duke forcuar pozitat në krye të renditjes.

Skuadra vendase e Como-s e nisi më mirë takimin, duke kaluar në avantazh në minutën e 36-të me anë të Alex Valle. Vetëm pak çaste më vonë, në minutën e 45-të, Nico Paz dyfishoi shifrat, duke befasuar zikaltërit.

Megjithatë, reagimi i Interit ishte i menjëhershëm. Në shtesën e pjesës së parë (45+1), Marcus Thuram ngushtoi diferencën, ndërsa në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 49-të, francezi barazoi rezultatin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përmbysja u kompletua në minutën e 58-të, kur Denzel Dumfries kaloi Interin në avantazh, ndërsa i njëjti lojtar realizoi edhe golin e katërt në minutën e 72-të, duke i dhënë qetësi skuadrës së tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fund, Como arriti të rihapë sfidën në minutën e 89-të, kur Lucas Da Cunha shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, por pa mundur të shmangë humbjen. Pas kësaj fitoreje dramatike, Inter ngjitet në kuotën e 75 pikëve, duke kryesuar renditjen e kampionatit, ndërsa Como mbetet në vendin e pestë me 58 pikë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?