Spektakël me 9 gola, Spanja mund Francën dhe shkon në finalen e Nations League

Në një ndeshje spektakolare të zhvilluar në Stuttgart, Spanja triumfoi 5-4 ndaj Francës në gjysmëfinalen e dytë të UEFA Nations League dhe siguroi një vend në finalen kundër Portugalisë së Cristiano Ronaldos.

Kampionët në fuqi të Europës dominuan pjesën e parë, duke shënuar plot pesë gola: dy prej tyre nga talenti Lamine Yamal (një nga penallti), dhe të tjerët nga Nico Williams (22’), Mikel Merino (25’) dhe Pedri (55’).

Megjithatë, në minutat e fundit Spanja u tregua e pafokusuar, duke i lejuar Francës të rikthehej në lojë me katër gola: Kylian Mbappé (59’), Rayan Cherki (79’), një autogol nga Vivian (84’) dhe Kolo Muani në minutën e 94-t.

Swiss Digital Desktop Reklama

Finalja mes Spanjës dhe Portugalisë pritet të jetë një sfidë emocionuese mes dy kombëtareve me histori dhe yje të mëdhenj në përbërje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?