Spektakël mes Tottenham dhe City-it, ndeshjen e fiton … Arsenali
Një ndeshje e jashtëzakonshme u zhvillua në Londër mes Tottenhamit dhe Manchester City, e cila përfundoi 2-2, duke dhuruar emocione të shumta. City nisi furishëm takimin dhe arriti të mbyllte pjesën e parë në avantazh 2-0, me golat e Rayan Cherki, i cili gjeti hapësirat mes linjave dhe finalizoi me qetësi, dhe Antoine Semenyo, i cili po konfirmohet si një lojtar kyç në skemën e Guardiolës.
Forma e jashtëzakonshme e ganasit duket qartë në shifra: 5 ndeshje, 4 gola dhe 1 asist, duke treguar ndikimin e tij të menjëhershëm në skuadër. Në pjesën e dytë, Tottenham reagoi me krenari dhe ndryshoi fytyrën e lojës. Dominic Solanke ishte protagonist absolut i rikthimit, fillimisht duke ngushtuar diferencën me një gol tipik për sulmuesin e zonës.
Më pas duke barazuar rezultatin në 2-2 me një finalizim spektakolar bëri të shpërthejë entuziazmi te tifozët e Spurs. Në fund, rezultati nuk ndryshoi, dhe përfituesi kryesor në renditjen e Premier League mbetet Arsenal, i cili tani ka +6 pikë më shumë se Manchester City.
KOHA JONË SONDAZH

