Spektakël në Newcastle-Chelsea, ekipi i Maresca-s shpëton nga humbja

Nëse mëngjesi tregon se si do të shkojë dita, java e 17-të e Premier League pritet të jetë e mbushur me spektakël dhe emocione. Ndeshja e parë e ditës, e zhvilluar në orën 13:30, vuri përballë Newcastle dhe Chelsea, një duel që u mbyll në shifrat 2-2.

Takimi nisi furishëm për vendasit, të cilët brenda 20 minutave kaluan një epërsi të dyfishtë. Protagonist absolut ishte Woltemade, që realizoi një dopietë të shpejtë dhe i dha avantazhin 2-0 Newcastle-it, duke e vënë Chelsean në vështirësi serioze.

Skuadra londineze u duk e tronditur në pjesën e parë dhe e destinuar drejt një humbjeje të thellë, por në fraksionin e dytë erdhi reagimi i shumëpritur. Në minutën e 49-të, James ngushtoi shifrat dhe riktheu shpresën për “Blutë”, ndërsa në minutën e 66-të ishte Joao Pedro që firmosi golin e barazimit. Sfida u mbyll me rezultatin 2-2, një pikë për secilën skuadër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?