Spektakolar, kosovari i merr “mendtë” sulmuesve anglezë

Kosova u mund pastër nga Anglia në takimin përmbyllës eliminatorë të “Europianit 2020” me rezultatin 0-4. Një ndër futbollistët i cili spikati tek ekipi i “dardanëve” ishte padyshim Mërgim Vojvoda.

Mbrojtësi i djathtë i Standard Liege ra në sy edhe për një lëvizje spektakolare kundër sulmuesve të “tre luanëve”. Kane dhe Odoi mbetën të shtangur nga fintja e kosovarit dhe ky moment tashmë është bërë viral në rrjete sociale.

SHKARKO APP