Spektakolare, Kosova merr një rezultat fantastik me Rusinë

Ata nuk janë më një kombëtare surprizë por një realitet në futbollin europian dhe më gjerë. Kombëtarja e Kosovës U-19 i ka nisur me barazim kualifikimet për Kampionatin Europian “Irlanda e Veriut 2020”, që po mbahen në Uells në kuadër të Grupit 5.

“Dardanët” e drejtuar nga Ramiz Krasniqi kanë barazuar me Rusinë, me rezultat 1-1, në një ndeshje mjaft të fortë dhe me angazhim maksimal të të dyja palëve. Të parët në epërsi kaluan futbollistët kosovarë në minutën e 11-të, kur Adonis Aliu shënoi një gol me mjeshtëri me parabolë. Megjithatë, gëzimi i Dardanëve zgjati vetëm një minutë, pasi rusët, pas një aksioni nga krahu i djathtë arritën të barazojnë shifrat me golin e Igor Shkolik.

Kësisoj, në fund Kosova U-19 iu gëzua një pike në këtë duel tejet të vështirë. Ndeshjen e dytë Kosova U-19 e zhvillon kundër Polonisë, më 16 nëntor, ndërsa në takimin e fundit kundër Uellsit, më 19 nëntor.

SHKARKO APP