Spiunazh ndaj Kombëtares?! FSHF largon austriaken

Pas tri javësh bashkëpunim, FSHF thuhet se ka larguar nga detyra ndërlidhësen për marrëdhëniet me publikun të Kombëtares , Karin Vitasek.

Kjo ndërprerje bashkëpunimi mësohet se ka ardhur për shkak se Vitasek dyshohet se ka nxjerrë informacione konfidenciale para dhe pas ndeshjes ndaj Zvicrës.

Burime të “Panorama Sport” pranë Kombëtares pohojnë se Karin Vitasek jepte informacione më shumë seç duhet për mediat ndërkombëtare dhe kjo nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit italian De Biasi dhe drejtuesve të FSHF-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqipëria është në vazhdën e përgatitjeve para ndeshjes shumë të rëndësishme ndaj Francës, e cila luhet të mërkurën. – INA

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?