Sportingu kualifikim spektakolar me përmbysje epike ndaj Bodo/Glimt
Sportingu ka siguruar një kualifikim spektakolar në çerekfinalet e UEFA Champions League, pasi mposhti me rezultatin e thellë 5-0 skuadrën norvegjeze Bodø/Glimt në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në Estádio José Alvalade.
Skuadra portugeze zhbllokoi rezultatin në minutën e 34-të me anë të mbrojtësit Gonçalo Inácio, duke i dhënë hov dominimit të vendasve. Epërsia u dyfishua në minutën e 61-të nga Pedro Gonçalves, ndërsa sulmuesi Luis Suárez realizoi golin e tretë në minutën e 78-të nga pika e bardhë.
Koha e rregullt u mbyll 3-0 për Sporting, duke barazuar shifrat e përgjithshme 3-3 nga dy takimet dhe duke e çuar përballjen në shtesë.
Aty, portugezët treguan epërsi të plotë. Në minutën e 92-të, Maximiliano Araújo shënoi golin e katërt, ndërsa në sekondat e fundit (120+1), Rafael Nel vulosi fitoren me golin e pestë, duke i dhënë përmasa të thella rezultatit dhe duke konfirmuar dominimin absolut të vendasve.
Me këtë triumf bindës, Sporting avancon në çerekfinale, ku do të përballet me fituesin e çiftit mes Arsenal dhe Bayer Leverkusen.
KOHA JONË SONDAZH

