Sprinteri amerikan Noah Lyles fiton me foto-finish “të çmendur” garën e 100 metrave
Noah Lyles është njeriu më i shpejtë në botë. Ky është titulli i parë olimpik në karrierë për të, i cili erdhi me foto-finish, aq sa u deshën 5 të mijëtat e sekondës për të vendosur kampionin.
Sprinteri amerikan fitoi garën e 100 m në Lojërat Olimpike të Parisit, teksa e kaloi vijën e finishit me një kohë prej 9.79 sekonda. Kishane Thompson dhuroi kohën 9.79 për të përfunduar i dyti dhe Fred Kerley doli i treti, duke shënuar kohën 9.81 për të fituar bronzin.
Garuesit duhej të prisnin për disa momente pas garës për të përcaktuar fituesin. Lyles është vrapuesi i parë amerikan që fiton një medalje të artë olimpike në 100 m për meshkuj që kur Justin Gatlin fitoi medaljen e artë në Lojërat e Athinës 2004.