Stadiumi i Kukësit po merr formë, Gjici inspekton punimet (VIDEO)

Klubi i Kukësit, ka ndarë me ndjekësit, ecurinë e punimeve për rikonstruksionin e stadiumit “Zeqir Ymeri”. Punimet janë duke ecur me ritme të shpejta, teksa impianti modern pritet të jetë gati sezonin e ardhshëm.

Me rikonstruksionin e stadiumit, duke filluar nga sezoni i ardhshëm ekipi i  Kukësit do mund të luajë në fushën e vet, në një stadium sipas parametrave të UEFA-s. Verilindorët do mund të zhvillojnë në “Zeqir Ymeri” edhe përballjet eliminatore të kupave Europiane.

Gjici ka kërkuar nga inxhinierët detaje të punimeve që janë kryer dhe janë në proces, duke kërkuar përshpejtimin e tyre në ditët në vijim.

https://www.facebook.com/FKKukesiAlbania/videos/543095989712259/

SHKARKO APP