Stadiumi i njohur në Kroaci kthehet në spital për koronavirusin

Koronavirusi ka filluar të përhapet me shpejtësi edhe në Kroaci, ku deri tani regjistrohen 157 raste të prekurish me këtë virus famëkeq. Pikërisht rastet shtohen nga dita në ditë, duke sjellë kështu që edhe vendet nëpër spitale të plotësohen, duke ditur që numri pritet të rritet edhe në vazhdim.

Për këtë arsye, shteti kroat ka gjetur një mënyrë ideale, për ta përballuar sado pak këtë situatë. Është vendosur që stadiumi në Kroaci “Arena Zagreb” të kthehet në qendër spitalore. Tashmë kanë filluar që të vendosen shtretër të shumtë, në mënyrë që një numër i qytetarëve të vendosen aty.

SHKARKO APP