Stankovic: Me Milanin do të jetë shfaqje e bukur, shpresoj të luajmë me tifozë!

Në fazën e 1/16-ve në Europa League Milani do të sfidojë Crvena Zvezdën. Dejan Stankovic për shumë vite ka sfiduar kuqezinjtë si kundërshtar në derbi, ndërkohë që tashmë do të jetë trajner.

42-vjeçari, i cili pak muaj më parë shkeli në “Air Albania”, për të eliminuar Tiranën, vlerëson rritjen e kuqezinjve gjatë 2020 dhe shpreson që deri në shkurt të jenë kthyer tifozët në stadium.

“Milani është një kundërshtar i fortë. Dje pashë ndeshjen midis tyre dhe Parmws, ku ekipi verdheblu luajti në mënyrë fenomenale, por Milani ka qenë gjithmonë dominues.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata kanë kaluar një periudhë tranzicioni ndër vite, por përshtypja është se kanë gjetur një ekuilibër këtë sezon. Kanë bërë shumë me Piolin, ai është një trajner i shkëlqyeshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Do të jetë një shfaqje e bukur, nuk kam dyshim. Do të doja që nga këtu te ndeshja në shkurt diçka të ndryshojë sa u përket tifozëve. Nëse do të mund të luanim me stadiumin “Marakana” të plotë, do të ishte fantastike”, deklaroi strategu serb.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?