Starova akuzon arbitrin
Partizani nuk e ndal dot Kukësin, teksa të dy trajnerët janë diametralisht kundër pozicioneve në lidhje me ndeshjen. Starova akuzon gjykimin për një gol të mohuar në një kohë që Gjoka anashkalon këtë pjesë dhe thekson se Partizanit skuadra e tij i ka marrë 4 pikë në dy ndeshje.
Sidoqoftë, pa gola sfida e Elbasanit e cila la në kuota të njëjta raportet me Skënderbeun.
Starova e Gjoka shprehen në drejtime të ndryshme, teksa vetë traineri i Partizanit ndalet te moviola.
Partizani këtë sezon është mundur në Kukës dhe nuk e mundi dot mbrëmë në Elbasan. Kukësi me pikën e marrë arrin Skënderbeun me 28 pikë, teksa javën e ardhshme pret Flamurtarin, ndërsa Partizani do të luajë po në “Elbasan Arena” me Laçin. Një kampionat që vështirë të evidentojë një skuadër në krye të shkëputet me diferencë.
KOHA JONË SONDAZH

