Starova: Objektivi ynë është kampionati

Partizani vijon fazën mini përgatitore intensive në Antalia, në kampin e kuq në seancën e së hënës ishte prezente dhe grupi i xhirimit të Supersport që në këto ditë do të përcjellë të rejat më të fundit nga Turqia ku ndodhen plot 6 skuadra të Superiores . Me Partizanin pas Sukajt dhe Boniface është bashkuar edhe mbrojtësi Kristi Marku, një përforcim potencial për pjesën e mbetur të sezonit. Në 11 janar të kuqtë do të masin forcat në një test prestigjioz me gjigandin e futbollit turk, Fenerbahce, por për Starovën fokusi është afatgjatë, përgatitjet janë në funksion të objektivit titull.

“Nuk po stërvitemi për Fenerbahchen por për kampioantin. Për fatin e mirë nuk ka më erë sepse këto ditë ka fryrë shumë erë e fortë këtu në Antalya. Po stërvitemi mirë, presim miqësoren ndaj Fenerbahches që është një skuadër e rëndësishme, por e përsëris objektivi ynë është kampionati pasi duam të fitojmë titullin kampion”.

Sukaj dhe Mazrekaj janë ata që priten ndoshta me më shumë entuziazmën nga tifozët e kuq, bomberi shkodran vazhdon stërvitjen i diferencuar pasi vjen pas një mungese disa mujore.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sukaj po stërvitet mirë por do ende kohë. E kam thënë boshti i skuadrës do të bazohet te futbollistët që mbyllën dy fazat e para të kampionatit. Sukaj dhe Mazrekaj po punojnë fortë për tu rikuperuar nga dëmtimet respektive”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Starova nuk e përjashton mundësinë e përforcimeve eventuale në merkato edhe pse i beson grupit me të cilin mbylli gjysmën e parë të sezonit.

“Do të mbështetemi te grupi që kemi, pasi ne besojmë te kjo skuadër dhe duam të arrimë objektivin që ka vendosur presidenca me këta lojtarë.”

Starova shprehu dhe shqetësimin për mungesën e Torasës i cili ende nuk është bashkuar me grupin, në stërvitjen e së hënës pësoi një lëndim të lehtë Labinot Ibrahimi i cili gjithsesi më pas u bashkua me skuadrën dhe pritet të jetë gati për miqësoren e së mërkurës me Fenerbacen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?