Start spektakolar, Austria shënon pas 6 sekondash ndaj Sllovakisë (VIDEO)
Sporti E Shtunë, 23 Mars 2024 19:40
Miqësorja Sllovaki-Austri nisi me një eurogol. Vetëm 6 sekonda iu deshën Christoph Baumgartner për të ndëshkuar vendasit.
24-vjeçari i Leipzigut në Bundesliga, u nis nga mesi i fushës, dribloi tre kundërshtarë dhe mposhti portierin Martin Dubravka me një goditje të saktë.
Kombëtarja e drejtuar nga Ralf Rangnick ka siguruar kualifikimin në Euro 2024, kompeticion ku është pjesë e grupit D.
https://twitter.com/i/status/1771606776477032920
KOHA JONË SONDAZH

