Starton sonte Champions League/ Juventus sfidon Dortmundin, Reali pret Marseille

Mbrëmjen e sotme starton faza e ligës në UEFA Champions League, kompeticioni më prestigjioz i klubeve evropiane. Pas sezonit të kaluar spektakolar që pa PSG-në të kurorëzohej për herë të parë në histori, edicioni i ri pritet të sjellë surpriza të mëdha.

Në Torino, Juventus pret Borussia Dortmund në një përballje që pritet të jetë spektakolare. Bardhezinjtë kanë moralin e lartë pas fitores ndaj Interit, ndërsa gjermanët vijnë nga dy fitore radhazi në Bundesligë.

Në Mynih rikthehet një klasike evropiane: Bayern kundër Chelsea. Dy skuadrat, që u përballën në finalen e vitit 2012, hyjnë në këtë edicion me synime të qarta për të shkuar deri në fund.

Swiss Digital Desktop Reklama

Spektakli mbyllet në “Santiago Bernabéu”, ku Real Madrid i Xabi Alonsos do të luajë sfidën e parë evropiane me teknikun e ri në stol kundër Marseille.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një mbrëmje e pasur me emocione dhe duele të mëdha që premtojnë spektakël në rikthimin e Champions League.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "TUESDAY MATCHDAY 1 FIXTURES ATHLETIC CLUB 18:45 ARSENAL PSVE PSV 18:45 UNION SG BENFICA 21:00 QARABAĞ JUVENTUS JUVENTUS J 21:00 B B. DORTMUND REAL MADRID 21:00 MARSEILLE 21:00 VILLARREAL"

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?