Statistika e çuditshme/ Asnjë italian nuk ka shënuar këtë sezon te Atalanta

Atalanta zhvilloi një sezon të jashtëzakonshëm në Seria A, duke zënë një vend në Champions League, një kompeticion ku aktualisht ka siguruar një biletë për në çerekfinale. Klubi bergamask u konfirmua si një “makineri golash”, me plot 98 të tillë të shënuar në 38 javë kampionat, ndërsa kompania e statistikave sportive OPTA ka evidentuar një fakt mjaft interesant.

Të gjithë golat e shënuar nga skuadra e drejtuar prej Gian Piero Gasperinit, mbajnë autorësinë e futbollistëve të huaj, ndërsa asnjë italian nuk ka arritur të dërgojë sferën në rrjetë.

Në fakt ka ndikuar jo pak edhe fakti që pjesa dërrmuese e skuadrës së Atalantës janë futbollistë të huaj, ndërsa italianë janë 3 portierët, Mattia Caldara dhe dy të rinjtë Bellanova dhe Piccoli, përkatësisht mbrojtës dhe sulmues.

Golashënuesit e skuadrës për këtë sezon ishin dy kolumbianët Duvan Zapata dhe Luis Muriel, të cilët shënuan nga 18 gola secili, ndërsa pas tyre ishte slloveni Josiph Iliçiç, që arriti të dërgojë plot 15 herë topin në rrjetë.

SHKARKO APP