Statistika e pabesueshme, Messi dhe Griezmann as flasin dhe as pasojnë me njëri-tjetrin

Barcelona mori një fitore të madhe me përmbysje ndaj Interit në Champions League, por problemet në skuadrën katalanase nuk janë të pakta. Një rikthim rezultati shumë pozitive, po që nuk mund të fsheh disa aspekte shumë negative që lidhen me afrimin e ri: Antonie Griezmann. Statistikat e ndeshjes ndaj skuadrës zikaltër vërtetojnë qartë mungesë e lidhjes me dy shokët e skuadrës, Lionel messi dhe Suarez, të cilët nuk e kanë pritur aspak mirë. Francezi në konferencën para ndeshjes u shpreh se nuk bisedon shumë me Messin, pasi argjentinasi nuk është një person që flet shumë. Statistikat në fakt nuk gënjejnë edhe për marrëdhënien brenda fushës së lojës.

 

Të mërkurën në mbrëmje ata kombinuan vetëm në 5 raste me njëri-tjetrin gjatë 90 minutave. Në fakt francezi ishte futbollisti me të cilin Messi ishte më pak i lidhur duke përjashtuar mbrojtësit Lenglet, Pique dhe Semedo. Kurioz është fakti që argjentinasi kumboi më shumë me Dembele, i cili luajti vetëm 24 minuta.

As lidhja me Luis Suarez nuk është aspak e mirë për Griezmann. Ashtu si me argjentinasin, ai ka kombinuar vetëm në 5 raste. Zgjidhja e këtij problemi është një detyrë themelore për trajnerin Valverde. Të tre kanë luajtur shumë pak së bashku në ndeshje, apo në stërvitje, por duket qartë që francezi nuk është pritur në mënyrën më të mirë në “Camp Nou”.

Valverde e ka thënë qartë që nëse Barcelona dëshiron që të fitojë tituj këtë sezon, duhet që Griezmann të performojë më mirë në fushën e lojës. Blaugranët kanë investuar 200 milionë euro për Griezmann dhe De Jong, por deri më tani kanë marrë shumë pak nga të dy. Barcelona në këtë mënyrë duhet të zgjidhë problemet mes tre sulmueseve, të cilët janë vendimtarë, pasi në të kundërt do të hasin shumë vështirësi si në kampionat, edhe në Champions, ku ndeshjet sa vijnë dhe do të bëhen edhe më të vështira. /Rozalb Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP