STATISTIKA/ Ibrahimovic kundër 250 … skuadrave, e dini kujt i ka shënuar më shumë?
Kundërshtarë të rinj më në fund për Milanin. Ndeshjet e ardhshme do të jenë kundër Crotones, Spezias dhe Crvena Zvezda. Të tre kundërshtarë që Zlatan Ibrahimovic nuk i ka sfiduar asnjëherë. Në karrierën e tij shumë të gjatë, suedezi është përballur me rreth 250 skuadra, duke përfshirë ndeshjet zyrtare me klubin dhe kombëtaren. Një numër mbresëlënës. Ibrahimovic nuk ka sfiduar asnjëherë Crotonen dhe Spezian, pasi në fazën e parë ai po luftonte me koronavirusin. Kundër Crotones këtë fundjavë, Ibrahimovic mund të gjejë golin e 500-të në karrierën e tij.
Viktimat e preferuara – Duke i hedhur një sy karrierës së Zlatan, janë disa shifra për t’u evidentuar. Ai ka luajtur në total 20 ndeshje Romën, kundërshtarin që e ka sfiduar më shpesh. Viktima e preferuar ndërkohë është një ekip francez, St. Etienne, kur suedezi mbante të veshur fanellën e PSG dhe Manchester United. Në listën ekipeve të preferuara janë edhe Roma e Palermo (12 gola), Marsielle e Nice (11), Inter, Parma dhe Bastia (10). Kombëtarja që i ka shënuar më shumë? Malta, me 6 gola, e ndjekur nga Anglia me 5.
“Macet e zeza” – Performanca sulmuese e Ibra është mbresëlënëse në çdo mënyrë që ta shohësh. Ai ka shënuar të paktën një gol për të gjitha ekipet që ka sfiduar të paktën 5 herë, teksa numri i tyre shkon në 60. Një kuriozitet interesant, është fakti që në 4 ndeshje kundër Irlandës dhe Letonisë, nuk gjeti asnjëherë rrugën e rrjetës. Nuk ka shënuar në asnjë nga 3 ndeshjet kundër Tottenham dhe Celtic. Ka realizuar vetëm dy herë në portën e Milanit në 12 derbit e luajtur si kundërshtar në vitet 2006 dhe 2007. Ndoshta ishte një shenjë fati. /Rozalb Lika-Koha Jone/