Statistika/ Kjo është skema e preferuar e trajnerëve në Superiore

Trajnerët e skuadrave të Kategorisë Superiore pëlqejnë më shumë skemën e mbrojtjes me 4 lojtarë. Por në fakt, më pak nga sa mund të mendohet. Nga një vëzhgim i yni është interesante statistika e skemave të përdorura nga skuadrat e Kategorisë Superiore shqiptare gjatë këtij kampionati.

Frika për të mos humbur mbizotëron qartazi, sepse skema 4-1-4-1 është më e përdorura në këtë sezon nga shqiptarët. Skema që është bërë klasike tashmë 4-2-3-1 është një opsion shumë i vlefshëm, ndërsa Vllaznia është e para dhe është praktikisht e vetmja që përdor vendosjen në formë rombi në mesfushë me këmbëngulje të vazhdueshme.

Statistikat janë nxjerrë duke u bazuar te minutat në të cilat ekipet kanë luajtur me 11-të lojtarët në fushë. Kjo preferencë për mbrojtjet me katër lojtarë nuk është në fakt aq mbresëlënëse sa mund të duket. Në fakt, në një të katërtën e ndeshjeve të Superiores ekipet kanë luajtur me tre mbrojtës qendre, siç mund të shihet nga ky grafik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?