STATISTIKA/ Vllaznia kampione për pikë edhe në kohën shtesë

Goli i Ardit Hoxhajt të Vllaznisë në kohën shtesë në transfertën e fortë të Bylisit është për momentin simboli i dominimit të thellë të Vllaznisë në këtë kampionat në aspektin e shifrave. Po a është me të vërtetë kaq decizive për klasifikimin, shënimi golave në kohën shtesë?

Në këtë klasifikim të veçantë, në të cilin kemi llogaritur rezultatet e ndeshjeve, në rastin se të gjitha ndeshjet do të ishin mbyllur ekzaktësisht në minutën e 90-të, verifikojmë se Vllaznia është skuadra që ka fituar më shumë pikë në kohën shtesë deri në këtë moment të kampionatit.

Vetëm Kastrioti dhe Apolonia kanë fituar pikë pas minutës së 90-të, ndërkohë që t gjitha ekipet e tjera kanë humbur.

SHKARKO APP