Statistikat/ Ekipi serb mposhtë “gjigantët” e Europës, fiton më shumë pasi zhbllokon ndeshjen
Një sulmues që shënon dhe një mbrojtës që mbron, një binom pa të cilin nuk bën futbolli. Kjo është arsyeja se përse CIES (observatori i futbollit) ka analizuar të dhënat në 5 vitet e fundit të 92 kampionateve në botë, sa i përket skuadrave që kanë arritur më shumë fitore pasi kanë zhbllokuar ndeshjen.
Besojeni ose jo, por në vendin e parë është Zrvena Zvcezda. Skuadra serbe nga janari i vitit 2015 deri në dhjetor 2019, ka fituar 130 ndeshje nga 135 në total. Një përzierje e kokëfortësisë, mentalitetit dhe mbase edhe nivelit të kampionatit serb.
Në podium është Sherif Tiraspol (Moldavi) me 94.1% dhe Albirex Nigata në Singapor me 93.3%. Në 5 kampionatet kryesore, udhëheq PSG me 89.9 për qind të fitoreve (124 nga 138 ndeshje), para Barcelonës (88.5%) dhe Manchester City (87.1%).
Juventusi mban vendin e katërt, por gjendet para Napolit dhe Interit, ndërkohë që mes ekipeve më të spikatura është edhe Lecce në këtë aspekt. /R.Lika-Koha Jone/