Stojkoviç jep dorëheqjen pas humbjes me Shqipërinë: Jam unë fajtori, e pranoj përgjegjësinë!

Pas humbjes të Serbisë në shtëpi ndaj Shqipërisë (0–1), trajneri i përfaqësueses serbe Dragan Stojkoviç – Piksi ka konfirmuar në konferencën për shtyp se ka ofruar dorëheqjen nga posti i trajnerit të kombëtares.

Në një deklaratë të gjatë dhe emocionale, Stojkoviç tha se humbja ndaj Shqipërisë ishte e papritur dhe se ai mban përgjegjësinë e plotë për dështimin.

“Tashmë kam folur me presidentin dhe sekretarin e përgjithshëm të Federatës. Kam ofruar dorëheqjen time. Nuk e prisja këtë humbje, veçanërisht ndaj ekipit që është rivali kryesor. Jam i vetmi fajtor, pranoj përgjegjësinë e plotë. Më vjen keq që humbëm, por kjo është jeta, ky është sporti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mendoj se është krejtësisht e panevojshme të udhëtoj me ekipin. Këtë e kam vendosur vetë. Ndeshjen në Andoren do ta drejtojë asistenti im. Federata do të japë një njoftim zyrtar së shpejti,” tha Stojkovic.

Swiss Digital Mobile Reklama

Trajneri serb u ndal edhe te presioni i madh që kishte ndjerë para dhe gjatë ndeshjes me Shqipërinë: “Presioni ishte shumë i madh. E ndjeva sapo zbritëm në Leskovac. Luajtëm mirë në pjesën e parë, patëm raste, por nuk arritëm të shënojmë. Shqipëria shënoi dhe më pas na mungoi qetësia. Provuam gjithçka në pjesën e dytë, por pa rezultat.”

Në fund, trajneri që drejtoi Serbinë për katër vite e gjysmë, foli me ton emocional për periudhën e tij në pankinë: “Ka qenë një privilegj i madh të jem trajner i kombit tim. Kemi pasur momente të bukura dhe fitore të mëdha, por tani është momenti të pranoj realitetin. Nuk është tragjedi që një trajner të largohet. Serbia do të ketë gjithmonë mbështetjen time si tifoz.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?