Stojkoviç kapet me gazetarin serb: Nuk mendoj për marrëdhëniet mes dy vendeve, mos bëni pyetje të tilla

Në prag të ndeshjes së shumëpritur ndaj Shqipërisë, trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç, doli në konferencë për shtyp me një vlerësim të lartë për kundërshtarin, por edhe me një qëndrim të prerë ndaj pyetjeve përtej futbollit.

Tekniku serb shmangu komentet mbi marrëdhëniet politike mes dy vendeve, duke reaguar ashpër ndaj një gazetari nga Serbia që ngriti këtë temë: “Nuk po mendoj fare për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë. Nuk e di si mund të bëni një pyetje të tillë,” tha Stojkoviç, duke kërkuar që fokusi të jetë vetëm te loja.

Ai vlerësoi paraqitjet e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe veçoi trajnerin Sylvinho për punën e bërë me ekipin: “Shqipëria ka lojtarë shumë të mirë dhe një trajner të shkëlqyer. E treguan vlerën në Europian, janë ekip agresiv dhe i organizuar. Nuk duhet të bëjmë gabime, sepse dinë të përfitojnë,” u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në lidhje me formacionin për ndeshjen që do të luhet në “Air Albania”, Stojkoviç tha se vendimi final do të merret pas seancave stërvitore: “Nëse gjithçka shkon siç duhet, do të luajmë me formacionin që kam në mendje.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?