Strakosha bën gati largimin nga Brentford, ka oferta nga klubet italiane
“Kam Europianin përpara, nuk erdha te Brentfordi vetëm për stolin”, këto janë fjalët e thëna nga Thomas Strakosha pak ditë më parë për situatnë që po kalon te skuadra angleze.
Portieri i Kombëtares shqiptare, pasi nuk rinovoi me Lazion, kaloi në Premier Ligë në verën e 2022-it dhe sezonin e parë luajti vetëm 2 ndeshje. Ndërkohë, pas largimit të portierit të parë Raja te Arsenali, mbërriti Mark Flekken nga Freiburg dhe Strakosha sërish mbeti në stol.
Së fundmi mediat shkruajnë se klube në Serinë A janë të interesuara për 28-vjeçarin, i cili nëse nuk gjen gjuhën e përbashkët me klubin, mund të huazohet në javën e fundit të merkatos.
Afrimi në ditët e fundit i islandezit, Valdimarsson për 3 milionë euro, është një tjetër konfirmim se për Strakoshën nuk ka vend në ekipin anglez, ndaj dhe zgjidhja e vetme mbetet largimi.
KOHA JONË SONDAZH

