Strakosha, portieri që po shkëlqen në Greqi mund të bëhet “Superman” në Poloni

Në prag të përballjes vendimtare ndaj Polonisë në “play-off”, një nga pikat më të forta të Shqipëria mbetet pa diskutim portieri Thomas Strakosha.

Gardiani kuqezi po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm me AEK Athinës, duke u shndërruar në një nga protagonistët absolutë të skuadrës. Statistikat flasin qartë: 21 ndeshje pa pësuar gol në 40 paraqitje dhe vetëm 30 gola të pësuar në total në të gjitha kompeticionet,  një bilanc që konfirmon nivelin e tij të lartë dhe stabilitetin mes shtyllave.

Siguria, reflekset e Strakoshës kanë qenë vendimtare për sukseset e AEK-ut këtë sezon, ndërsa paraqitjet e tij kanë rikthyer besimin se Shqipëria ka një portier të klasit të lartë në një duel kaq të rëndësishëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një ndeshje ku çdo detaj mund të bëjë diferencën, prania e Strakoshës në portë përbën një garanci më shumë për kuqezinjtë. Përballë një kundërshtari të fortë si Polonia, eksperienca dhe forma e tij mund të rezultojnë çelësi për të mbajtur të paprekur portën dhe për t’i dhënë Shqipërisë një shans real për kualifikim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Muri i vërtet për momentin në ekipin kuqezi mban emrin: Thomas Strakosha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?