Strakosha pret dy penallti, por Milan siguron finalen e Kupës së Italisë (VIDEO)

Milani është finalisti i Kupë së Italisë. Kuqezinjtë kanë fituar nga ruleta e penalltive ndaj Lacios, pasi koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën në shifrat 0-0.

Thomas Strakosha ka dhuruar spektakël në “Olimpiko”, pasi priti dy penalltitë e para, por nuk mundi që të shpëtonte skuadrën e tijqë u mund 4-5. Kuqezinjtë ishin më të saktë në goditjet e tyre, teksa kujtojmë që në finalen e Kupës së Italisë do të përballen ndaj Juventusit.

Lacio dominoi në pjesën e parë dhe krijoi disa mundësi të mira shënimi, por Donaruma u tregua në lartësinë e detyrës, duke pritur gjuajtjet në drejtim të portës. Milani u zgjua disi në pjesën e dytë, por sulmet e skuadrës së Gatuzos, u ndalën nga Strakosha. Pas 90 minutave në barazim pa gola, sfida iu drejtua 30 minutave shtesë, ku të dy skuadrat u treguan shumë të kujdesshme për të mos pësuar, dhe kishte shumë pak mundësi në portat kundërshtare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?