Strakosha thirret me Armeninë, talenti “danez” Durmishi: Asnjë kontakt me FSHF-në

Trajneri Giannni de Biasi ka bërë gati listën për ndeshjen e ardhshme eliminatore, ndaj Armenisë. Disa nga lojtarët që prisnin të ftoheshin apo të koshin të paktën një kontakt nga FSHF, kanë nisur të shprehin pakënaqësitë e para.  Riza Durmishi, futbollisti me origjinë nga Tetova, 20 vjeç  luan për skuadrën e dytë më të mirë në Danimarkë, BrondbyF. Ai është mbrojtës i majtë, por aktivizohet edhe si mesfushor i majtë edhe sulmues i majtë. Durmishi u konsiderua pak kohë më parë nga një media prestigjioze evropiane si një talent që ja vlen të mbahet nën vëzhgim. Këtë sezon Durmishi ka luajtur rregullisht, disa ndeshje titullar e disa si zëvendësues.  Ai është edhe pjesë e ekipit të  Danimarkës, U-21 por e dëshiron Kombëtaren e Shqipërisë me gjithë zemër, dhe thotë se deri tani nuk ka pasur asnjë kontakt nga FSHF.  Sakaq, para ndeshjes me Armeninë, Gianni de Biasi ka kontaktuar me një tjetër talent me origjinë shqiptare, Dionis Avdiaj, i cili luan në Austri por edhe ai nuk do të grumbullohet për këtë ndeshje, pasi i ëhstë premtuar grumbullimi në një të ardhme të afërt. Mësohet se përveç dy portierëve që kanë marrë ftesë nga de Biasi për ndeshjen e  29 marsit ndaj Armenisë, Etrit Berisha e Alban Hoxha, do të ftohet edhe portieri tjetër i ri i Lacios, Thoma Strakosha. Ky  i fundit, edhe pse ende nuk ka mbushur 20 vjeç, është i biri i portierit legjendar të Kombëtares Shqiptare, Foto Strakosha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?