Strategjia e Barcelonës, kërkon Lautaron dhe Neymar këtë verë
Lautaro apo Neymar, janë dy objektivat kryesor të Barcelonës në merkato. Braziliani është pothuajse i pamundur, edhe më e ndërlikuar situata e argjentinasit. Sot, “El Mundo Deportivo” shkruan se Neymar u ka thënë shokëve më të ngushtë te PSG se dëshiron të përfundojë Championsin dhe të kthehet te blaugranët.
Interi po reziston fort, duke e bërë të ditur se sulmuesi nuk është në shitje dhe mund të largohet nga Milano vetëm nëse paguhet klauzola 111 milionë euro. Barcelona, në fakt, nuk i ka paratë. Interi, nga ana tjetër, nuk pranon lojtarë në këmbim.
Por nëse nevojiten 111 milionë për Lautaron, duhen shumë më tepër për brazilianin. Nëse Lautaro është i kujdesshëm sa u përket qëndrimeve të tij publike, Neymar në asnjë rast nuk e ka fshehur dëshirën e zjarrtë për t’u kthyer në “Camp Nou”.