Stuttgart shokon Dortmundin, fiton me “manita” në Signal Iduna Park (VIDEO)

Borussia Dortmund vijon momentin e vështirë në kampionat, teksa mesditën e sotme ka pësuar një humbje të thellë 1-5  ndaj Stuttgart. Verdhezinjtë e nisën shumë keq ndeshjen teksa do të gjendeshin në disavantazh që pas minutën së 26-të, teksa do të shënonte Wamangituka, ndërkohë që në minutën e 39-të do të realizonte Reyna.

Në fillimin e pjesës së dytë, Wamangituka do të rikthente sërish Stuttgartin në avantazh. Më pas Dortmundi u shthur totalisht, duke pësuar dy gola të tjerë në harkun e 4 minutave. Forster dhe Coulibaly realizuan dy gola të tjerë.

Gonzales në shtesë shënoi dhe golin e pestë. Trajneri Favre tani rrezikon shumë shkarkimin, pasi skuadra e tij nuk fiton prej 3 ndeshjesh.  Leipzig ndërkohë pas kualifikimit në Champions vazhdoi ecurinë pozitive edhe në kampionat teksa arriti të fitonte me rezultatin 2-0 ndaj Werder Bremen me gola të Sabitzer me penallti dhe spanjollit Dani Olmo.  /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP