Suarez: Njerëzit s’duan t’ia dinë për futboll, por të dalin në rrugë pa frikë
Luis Suarez ka dhuruar 500 shporta me ushqime dhe ndihma të tjera bazike për 500 familje në lagjen “Casavalle” pas emergjencës nga koronavirusit.
“Është më e pakta që mund të bëj për njerëzit që kanë nevojë më së shumti. Tani njerëzit nuk dëshirojnë të shikojnë më futboll, duan të dalin në rrugë pa frikë.
Situata ime? Nuk më ka ikur mendja të kthehem në Uruguai, sepse mënyra më e mirë për t’u kujdesur për uruguaianët është të qëndroj në shtëpinë time në Barcelonë.
Nëse keni nevojë për mua, do t’ju bëj ndihmoj nga distanca. Mendoj për fëmijët e mi, ndaj jam mbyllur në shtëpi, për të shmangur kontaktin me njerëzit dhe infektimin”, tha Suarez në deklararën për gazetën “Referí”.