Suedezi Duplants vendos rekord të ri botëror në kërcim me shkop

Armand Duplantis ka bërë historinë në garat e atletikës në kërcim me shkop. 24-vjeçari suedez ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, duke dhuruar prova të pabesueshme me kërcimet e tij.

Rekordmeni botëror në këtë disiplinë, Duplantis përmirësoi rezultatin 6.24 metra që kishte vendosur gjatë këtij viti, duke shënuar rekordin e ri botëror, 6.25 metra.

Fillimisht atleti suedez vendosi rekord olimpik, duke siguruar medaljen e artë me kërcimin 6.10 metra, për të kaluar brazilianin Thiago Braz (6.03 metra në “Rio 2016”).

Swiss Digital Desktop Reklama

Duplantis kishte edhe 3 prova për të synuar rekordin botëror. Pasi dështoi në dy të parat, nën entuziazmin e publikut ai ia doli në tentativën e tretë, duke kërcuar 6.25 metra.

Swiss Digital Mobile Reklama

Medalja e argjendit në kërcim me shkop u fitua nga amerikani Sam Kendricks, me rezultatin 5.95 metra, ndërsa greku Emmanouil Karils mori të bronztën, me kërcimin 6.90 metra.

Armand Duplantis breaks pole vault world record again to win Olympic gold 🐐 | #Paris2024

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?