Sulm brutal në Nice: Lojtarët goditen me shkelma e grushta nga 400 tifozë të tërbuar

Një situatë e rëndë ka ndodhur në Nice mbrëmjen e së dielës, ku rreth 400 tifozë të ekipit pritën lojtarët pas kthimit nga ndeshja me Lorient. Humbja 3-1, e cila shënoi disfatën e gjashtë radhazi për skuadrën, shkaktoi një shpërthim zemërimi nga mbështetësit, duke e transformuar një takim që supozohej të ishte diskutim në një sulm të dhunshëm.

Në qendër të agresionit ishin futbollistët Jeremie Boga dhe Tarem Moffi. Ata u bënë objekt i një sulmi brutal, duke pësuar goditje me shkelma në pjesët e poshtme të trupit dhe grushta. Përveç dhunës fizike, lojtarët u përballën edhe me fyerje të rënda me bazë racore dhe u pështynë nga turma e tërbuar.

Incidenti nisi kur dy tifozë hipën në autobusin e skuadrës për të shprehur pakënaqësinë e tyre lidhur me performancën e ekipit. Më pas, situata përshkallëzoi kur lojtarët zbritën nga automjeti dhe u gjendën përballë grupit të madh të tifozëve të irrituar. Zemërimi nuk u drejtua vetëm ndaj futbollistëve; edhe stafi teknik dhe drejtori sportiv, Florian Maurice, u vunë në shënjestër të të njëjtit trajtim agresiv.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si pasojë e këtij sulmi, dy lojtarët e prekur, Boga dhe Moffi, kanë bërë një denoncim zyrtar. Për shkak të goditjeve të marra, atyre u është dhënë një leje pesëditore për t’u rikuperuar, duke munguar kështu në seancën stërvitore të së hënës. Klubi i Nice ka reaguar menjëherë përmes një komunikate zyrtare, duke dënuar ashpër këtë akt.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në deklaratën e klubit thuhet se ndërsa frustrimi i tifozëve për rezultatet e dobëta është i kuptueshëm, incidentet e ndodhura janë të papranueshme. “Të dielën, kur u kthyem nga Lorient, skuadra u prit nga një grup tifozësh te qendra stërvitore… Disa anëtarë të klubit u vunë në shënjestër. Nice iu ofron atyre mbështetjen e plotë dhe dënon në mënyrë kategorike akte të tilla,” theksohet në komunikatë, duke konfirmuar mbështetjen për viktimat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?