Sulmohet me gurë autobusi i Trabzonspor, në të ndodhej dhe Muci

Një incident i rëndë ka tronditur ambientin e futbollit turk pak para ndeshjes mes Trabzonsporit dhe Samsunsporit. Autobusi i ekipit të Trabzonsporit është sulmuar me gurë, një akt që ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë e lojtarëve dhe stafit teknik.

Klubi reagoi menjëherë përmes një postimi zyrtar në rrjetet sociale, duke e cilësuar ngjarjen si të papranueshme dhe duke theksuar se nuk bëhet më fjalë për një rast të izoluar. Sipas Trabzonsporit, episode të ngjashme janë përsëritur më herët në Kocaeli dhe Antalia, ndërsa sulmi i fundit në Samsun përfaqëson rastin e tretë radhazi.

Në reagimin e tij, klubi shprehet se këto veprime përbëjnë një sulm të organizuar, i cili nuk cenon vetëm Trabzonsporin, por kërcënon drejtpërdrejt sigurinë e futbollit turk, ndjenjën e drejtësisë dhe reputacionin e tij. Drejtuesit e klubit theksojnë se jeta e futbollistëve, stafit teknik dhe personelit është vënë realisht në rrezik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trabzonspor ka bërë të ditur se nuk do të pranojë normalizimin e këtyre akteve të dhunshme dhe ka kërkuar dënime shembullore për autorët. Klubi garanton se do ta ndjekë çështjen deri në fund dhe i ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të veprojnë me seriozitet për të garantuar sigurinë në futbollin turk.

Swiss Digital Mobile Reklama

Stone attack on Trabzonspor team bus in Samsun: The safety of our athletes is under threat

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?