Sulmuesi i Atalantës nuk i frikësohet Realit: Jemi mësuar ndaj ekipeve të mëdha
Atalanta do të sfidojë Real Madridin në finalen e Superkupës së Europës, teksa synon të bëjë surprizën e madhe. Sulmuesi i bergamaskëve, Ademola Lookman nuk i frikësohet spanjollëve dhe thekson se skuadra e tij ka mentalitetin e duhur për t’ia dalë në këtë sfidë.
“Jemi gati për nesër, jemi krenarë dhe të lumtur që luajmë një tjetër finale pas fitores 3-0 ndaj Bayer Leverkusenit. Jemi të emocionuar nga ideja për të luajtur këtë ndeshje, është e qartë se na mungojnë lojtarë të rëndësishëm.
Ne kemi mentalitetin e duhur për ta përballuar këtë ndeshje edhe pa shumë lojtarë që janë jashtë për shkak të lëndimeve dhe arsyeve të tjera. Jemi përballur me shumë skuadra të tjera të mëdha në të kaluarën”, u shpreh Lookman.
KOHA JONË SONDAZH

