Sulmuesi i Chelsea-t arrestohet pasi ftoi një modele në shtëpinë e tij

Talenti i skuadrës së Chelsea-t Callum Hudson-Odoi është arrestuar në orët e para të mëngjesit të së dielës sipas mediave angleze. Sulmuesi 19-vjeçar ftoi një modele në shtëpinë e tij pasi ishte njohur në rrjete sociale, duke thyer rregullat e distancimit social.

Dëshmitarët raportuan se vajza ka ndjerë shqetësime gjatë natës dhe për këtë ka pasur edhe një zënkë mes saj dhe futbollistit të Chelsea. Në banesën e 19-vjeçarit mbërritën menjëherë policia dhe një ambulancë e cila i erdhi në ndihmë modeles.

Hudson-Odoi u shoqërua nga forcat policore në paraburgim dhe më pas u dha masa e lirisë me kusht për të. Kujtojmë që talenti u diagnostifikuar pozitiv ndaj Covid-19 në muajin mars, por ai u shërua.

SHKARKO APP