Sulmuesi i Juventusit kërcënohet me vdekje

Higuaini kërcënohet me vdekje. Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain, ka shtuar masat e sigurisë për shkak të kërcënimeve me vdekje. 28-vjeçari, i cili është duke u rikuperuar nga një lëndim, besohet se është i shqetësuar për sigurinë e tij në Torino. Revista italiane “Novella 2000” raporton se Higuain është duke u ruajtur 24 orë nga pjesëtarë të sigurisë, të cilët po kujdesen për të edhe kur ai largohet nga shtëpia.

Samuel Eto’o mund të dënohet me 10 vjet burg për shkak të ikjes së tatimit në Spanjë. Ish-sulmuesi i Barcelonës, Samuel Eto’o, ka mashtruar me tatimin e tij gjatë periudhës 2006-09 dhe për këtë prokuroria ka kërkuar deri në 10 vjet burg për të, shkruan “El Pais”.Eto’o dhe agjenti i tij, Jose Maria Massalles, kanë mashtruar disa kompani, duke paguar më pak se sa fitonin për të drejtat e imazhit, në total prej 3.8 milionë eurove. Hetimet kishin filluar në vitin 2012, por lojtari është mbrojtur duke thënë se ai nuk ishte në dijeni për ato që kishin ndodhur.

Eshtë parlamentar, por edhe gjyqtar. Dhe kështu ka munguar në impenjimin politik të radhës. Parlamentari nga radhët e Partisë Konservatore në Skoci, ka humbur një seancë parlamentare për të gjykuar një ndeshje të Ligës së Kampionëve në Portugali. Kjo ka çuar te thirrjet që Douglas Ross që të japë dorëheqjen nga posti i tij si zëdhënës në parti. Ai nuk mund të linte pa gjykuar një sfidë si

Swiss Digital Desktop Reklama

Sporting  Lisbonës dhe Real Madridit. Ross fiton 40 mijë paund në vit si ndihmësgjyqtar, teksa me këtë që ndodhi  humbi edhe takime të tjera të Parlamentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?