Sulmuesi i kombëtares bëhet me skuadër të re
Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Armando Sadiku është prezantuar te skuadra e re. Elbasanasi ka zgjdhur të vijojë karrierën në Indi aty ku ka firmosur me skuadrën e Mohun Bagan.
Ishte vetë klubi indian që nëpërmjet rrjeteve sociale konfirmoi marrëveshjen me 32-vjeçarin, që për herë të parë në karrierën e tij do të provojë një aventurë në Indi.
Skuadra me të cilën firmosi Sadiku sezonin e kaluar e mbylli në vendin e tretë, por ia doli të shpallej kampione e ISL League nëpërmjet Play-Off-it.