Sulmuesi italian transferohet për 45 milionë euro te PSG

PSG gjen menjëherë zëvendësuesin e Di Marias. Bëhet fjalë për Gianluca Scamacca. Sulmuesi italian është nën kontratë me Sassuolon, që do të përfitojë një shumë të majme nga shitja e tij.

Drejtuesit e dy klubeve dhe agjenti i 23-vjeçarit kanë gjetur gjuhën e përbashkët për kalimin e lojtarit të kombëtares italiane në “Parc des Princes” për 45 milionë euro + bonuse.

Scamacca do të firmosë një kontratë të gjatë me kampionët e Francës, nga e cila do të përfitojë 3 milionë euro në sezon, që mund të rritet me bonuse të caktuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?