Sulmuesi kuqezi Myrto Uzuni vlerësohet në Spanjë

Sulmuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni ka rigjetur formën më të mirë në La Liga 2, në Spanjë, aty ku është pjesë e skuadrës së Granada. Ai ishte vendimtar me gol për skuadrën, në barazimin 2-2 ndaj rivalëve direkt të Malaga-s. Uzuni është një nga më të mirët në fushë për ekipin e tij, ndërsa ka marrë edhe një vlerësim të rëndësishëm në Spanjë. Beratasi është zgjedhur në formacionin më të mirë të javës së gjashtë nga “Sofascore”, me notën 7.6. 29-vjeçari numëron pesë ndeshje të luajtura në La Liga 2, ku ka arritur të shënojë edhe dy gola.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?