Sulmuesi numër 9 më i mirë në botë nënshkruan me Barcelonën
Presidenti i Barcelonës, Bartomeu ka njoftuar se Luis Suarez do ta vazhdojë kontratën me kampionin e Spanjës deri në verën e vitit 2022. “Marrveshja është bërë, vetëm mungojnë disa detaje të vogla. Luis do të qëndrojë në Barcelonë. Ai është i dashur nga të gjithë. Në ditët e ardhshme ne do të bëjmë publike marrëveshjen”, ka deklaruar Bartomeu.
Real Madrid dhe Isco mund të ndahen përfundimisht në fund të sezonit. Mesfushori spanjoll nuk ka gjetur shumë hapësirë në ekipi prej ardhjes së Zinedien Zidanit Sipas Diario Gol, tre ekipe nga Premierliga janë në garë për t’i siguruar shërbimet e Iscos. Fjala është për Arsenalin, Chelsean dhe Manchester Cityn.
Antonio Conte, trajneri i Chelseas, po mendon që ta transferojë yllin e Arsenalit, Alexis Sanchez, teksa ky i fundit ende nuk ka nisur bisedimet me Arsenalin për vazhdimin e kontratës, e cila skadon në verën e vitit 2018. Sipas tabloidit britanik, “Daily Mirror”, Chelsea po mundohet ta shfrytëzojë këtë situatë duke e transferuar kilianin në “Stemford Bridge”. Klubi londinez shpreson që me një ofertë të majme ta transferojë lojtarin gjatë verës nga Arsenali.
Barcelona është e interesuar edhe zyrtarisht që ta transferojë mbrojtësin e Shakhtar Donetsk, Darijo Srna. Trajneri i Shakhtar Donetsk, Paulo Foseca ka konfirmuar se Barcelona ka shfaqur interesim për kapitenin tyre, Darijo Srna. Por, ai shpreson se klubi ukrainas do ta mbajë në ekip futbollistin e Kroacisë.
Mesut Ozil dhe Arsenal mund të ndahen në fund të këtij sezoni. Sipas “Telegraph”, drejtuesit e Arsenalit janë të gatshëm të dëgjojë ofertat për Mesut Ozilin. Ozil vetë ka kontratë me Arsenalin deri në verën e vitit 2018, kurse ende nuk ka nisur negociatat për vazhdimin e kontratës. Interesim për Ozilin kanë shfaqur Chelsea, Manchester City dhe Juventus. Kurse, më herët është raportuar se Ozil dëshiron të rikthehet te Real Madrid.
KOHA JONË SONDAZH

